Ben Blushi

Shkrimtari Ben Blushi ka lindur më 1 janar 1969 në Tiranë. Ai është politikan, gazetar dhe shkrimtar shqiptar. Një kohë ka punuar gazetar në "Koha Jonë", Deutsche Welle Indipendent dhe Fondacioni Soros. Veprimtaria politike nga viti 2001-2002 Ministër i Arsimit dhe Shkencës, nga 2002-2005 (shtator) Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, në vitin 2001 Prefekt i Qarkut Korçë, në 1997-1999 zëdhënës-këshilltar i Kryetarit të Këshillit të Ministrave, dhe 1999-2000 Zv/ministër i Punëve të Jashtme.